Në familjen e Shyhretes nuk po del të jetë e famshme vetëm këngëtarja, por edhe familjarët e saj, vajza, djem, nusja, nipa e mbesa.

Por vëmendje më të madhe përveç Shyhretes, Leartës dhe Engjëllushes të cilat janë mësuar të jenë në ballinat rozë, po merr tash e sa kohë edhe vajza e vogël e Shyhretes, Gresa, shkruan “Kosovarja”.

Gresa përfolet shumë shpesh veçanërisht për dukjen e saj, ku në çdo imazh që ka ndarë me ndjekësit nuk ka kaluar pa u komplimentuar.

Mirëpo, vajzave të Shyhretes nuk u mungon as luksi. Sa në një vend e sa në një tjetër thuajse tërë botën e shëtisin.

Pastaj, garderoba, aksesorët e çdo gjë përreth tyre mbajnë emra të firmave.

E rrethuar me luks gjithandej, këtë verë deri në maksimum e ka shijuar e vogla e Shyhretes, Gresa./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË