Riola Hamzaj është vajza e vetme e këngëtares së njohur Remzie Osmanit.

Ajo njihet si një vajzë modeste dhe shumë e lumtur me jetën që ka, shkruan “Kosovarja”.

Riola asnjëherë nuk ka preferuar të jetë fytyrë publike, mirëpo ajo u mediatizua për shkak të nënës së saj e cila është mjaftë e dashur për publikun.

Megjithatë ajo asnjëherë nuk e ka fshehur jetën e saj, ka dalur hapur duke prezantuar edhe të dashurin me të cilin duket se kanë harmoni e dashuri të madhe.

Ajo publikon aktivitete e ndryshme nga jeta e saj në rrejtet sociale ku ka një numër të madh ndjekësish.

Shpesh e shohim me të dashurin nëpër pushime të ndryshme ku edhe i bëjnë dedikime njëri-tjetrit duke shprehur ndjenjat.

Së fundi ata u shfaqen nga pushimi në Turqi me një fotografi të bukur. E krahas kësaj fotoje Riola ka edhe disa fjale: “Koha nuk mund ta fshijë një ndjenjë të forte”, ka shkruar ajo./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË