Renne, është vajza simpatike e dy artistëve të njohur Nora Istrefi e Robert Berisha.

Shumë shpesh keni rastin të shihni postime të çiftit, së bashku me vajzën e tyre, e mbase edhe video e foto ku shfaqet vetëm ajo.

Njësoj, ndodhë edhe kësaj radhe, teksa Nora ka publikuar një video të vogëlushes, e cila me sa duket anglishten e kupton më mirë se sa gjuhën shqipe.

Pyetjet që Nora e Roberti i’a adresojnë në shqip, Renne e vogël nuk u përgjigjet.

Mjafton që t’a pyesin në gjuhën angleze e vogëlushja të jap përgjigje të menjëhershme.

Kjo gjë, sa mund t’i shërbejë Rennes për të mirë, aq mund të jetë edhe në dëm të saj, pasi që shqipen do të duhej ta kishte primare.

MUND TË JU PËLQEJNË