Historia e dashurisë sime ka të bëjë me kohën dhjetë vjet më parë. Në atë kohë i kisha arritur të gjitha: punë, grua e fëmijë. E, pse të mos e kisha edhe një dashnore, shkruan “Kosovarja”.

Një nga ato që vinin të reja në punë ishte edhe një 35 vjeçe. Dhe, shumë shpejt u lidhëm bashkë, por edhe u ndamë pas një kohe, sepse ajo jetën e kishte para dhe duhej ta gjente njeriun e jetës, të krijonte familje.

Kështu edhe ndodhi… Ndërkaq, për mua mbeti kujtimi më i mirë në jetë, por edhe dhimbja më e madhe që kam pasur në aspektin e dashurisë…

Nga ana ime kjo lidhje nisi më shumë për të pasur një lidhje, jashtë martesës sime, e cila veç ishte një jetë rutinë: punë – shtëpi.

Dhe, me kohë arritëm të largoheshim nga shoqëria e punës dhe gjithë kohën ia kushtonim njëri-tjetrit.

Kalova me të vitet më të bukura të jetës sime, rrafsh katër vjet. Veç në punë, edhe çdo pasdite ishim bashkë…

Ku shkuam e ku nuk shkuam bashkë…
Të dielat ishin ditët më të rënda: ishim larg njëri-tjetrit, e kjo bënte që ditën e hënë ta prisnim me pa durim…

Si rregull, unë duhej të isha i lumtur, por nuk isha. Unë e dija, por edhe ajo, se një ditë do vjen dita të ndahemi, të jetojmë pa njëri-tjetrin. E, ato ditë do të ishin të rënda, me vuajtje e dhembje shpirtërore, ashtu edhe siç ndodhi pas katër vjetësh, kur edhe i thamë stop lidhjes sonë.

Si vendosëm të jemi larg njëri-tjetrit?
Edhe pse e dija se do e kishim vështirë, si unë e si ajo, vendosëm t’i jepnim fund lidhjes sonë. Sa e sa net i kalova pa gjumë, sa e sa ditë i kalova pa e parë, por me bindjen se për të është më mirë, se ajo do e gjejë atë që i ofron ardhmëri, lidhje të përhershme, krijim familje…

Dhe, ashtu ndodhi… Pas dy vjetësh të përfundimit të lidhjes sonë, ajo, me dashuri a jo, u gjend në krah të tjetrit dhe tash, siç kam dëgjuar, ka krijuar familje dhe jeton, pa dyshim, e lumtur.

E unë?
Unë jam po ai që kurrë më nuk kam dashur tjetër. Jo që ndoshta nuk kam pasur mundësi, por që gjatë lidhjes sonë, gjatë shëtitjeve anë e kënd Kosovës, por edhe më larg, i kam thënë se ajo për mua do të jetë dashuria ime e fundit. Atë e kisha bakllavë, e bakllava hahet e fundit… X. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË