Edhe pas njëzet vitesh, filmi i famshëm “Titanic” ende zgjon interesim, madje edhe debat.

Para do kohe, me rastin e përvjetorit të 20-të të filmit, regjisori më në fund ka zbuluar pse personazhi i luajtur nga Leonardo DiCaprio ndërron jetë në fund.

Disa vjet më parë ishte vetë Kate Winslet e cila kishte thënë se si Jacku mund të kishte shpëtuar veten, duke konfirmuar tezën tani famëkeqe se “Ka pasur vend për dy” të tifozëve më të zjarrtë. Regjisori i Titanikut shpjegoi se, mjerisht, e vetmja gjë që ka rëndësi është fakti se fati i DiCaprios ishte i shënuar.

Përgjigjja është shumë e thjeshtë: Sepse në faqen 147 (të skenarit) thuhet se Jacku ndërron jetë

Natyrisht ishte një zgjedhje artistike, dera ishte mjaft e madhe për ta mbajtur.

Mendoj se është ide e çmendur që ne flasim për këtë përsëri pas 20 vjetësh. Por kjo tregon se filmi ka arritur të bëjë Jack-un një personazh kaq të dashur, që të lëndon tek e sheh duke humbur jetën. Nëse ai do të kishte jetuar, fundi i filmit do të kishte qenë i pakuptimtë.

Quhet art, gjërat ndodhin për arsye artistike, jo për arsye të fizikës”, ka thënë Cameron./gazetametro.net

MUND TË JU PËLQEJNË