Dikur ishte një kalim kohe, por edhe një domosdoshmëri: vetëm me durimin dhe aftësinë e nevojshme mund të bëheshin veshje, batanije dhe dantella të çmuara. Sot thurja me grep bëhet gjithashtu një aleat i shkëlqyeshëm për të rritur aftësinë tonë për t’u përqendruar, lehtësuar tensionet dhe mendjen.

Thurja me shtiza apo me grep? Studimi fillon nga mjekët Pippa Burns dhe Rosemary Van Der Meer nga Universiteti i Wollongong në Australi, të cilët filluan veprimtarinë e tyre studimore bazuar në një analizë të mëparshme të bërë në Britaninë e Madhe. Të dhënat treguan se thurja sjell përfitime të konsiderueshme psikologjike dhe sociale, të cilat mund të kontribuojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës. Sidoqoftë, duke qenë se thurja me shtiza është një veprim dypalësh (përdoren dy shtiza për të thurur), ndërsa thurja me grep është e njëanshme (përdoret vetëm një grep për të thurur), nuk ishte e sigurt që rezultatet e marra për thurjen me shtiza mund të ishin të njëjta si për thurjen me grep.

Thurja me grep është femërore: hulumtimi i kryer në Australi u bazua në një studim ku morën pjesë mbi 8,000 individë të cilët u pyetën për zakonet e tyre të thurjes me grep. Rezultatet e sondazhit treguan se shumica e të anketuarve ishin femra (99%), gjysma e tyre ato të moshës mes 41 dhe 60 vjeç, përdornin zakonin e thurjes me grep dhe fije gati çdo ditë.

Qetësi: ekspertët kanë theksuar se 90% e të intervistuarve thanë që thurja me grep i bën të ndjehen më të qetë, madje edhe më të lumtur në 82% të rasteve. Për më tepër, shtatë nga dhjetë gra raportuan se kishin përmirësuar përqendrimin dhe kujtesën e tyre falë thurjes me grep. “Rezultatet e sondazhit tregojnë se thurja me grep ofron shumë përfitime pozitive shëndetësore për njerëzit”, kujton Dr. Burns. “Të dish që thurësh me grep sjell shumë përfitime dhe duhen inkurajuar njerëzit që ta praktikojnë këtë hobi të veçantë si një strategji të vetë-kujdesit.”Rezultatet përfundimtare të hulumtimit janë një konfirmim i thjeshtë i asaj që entuziastët e thurjes me grep e dinë shumë mirë: thurja me grep është një ilaç i shkëlqyeshëm për t’u kujdesur për veten.

Gjumë i qetë: një çrregullim tjetër që prek shumë njerëz dhe që është studiuar në lidhje me praktikën e thurjes me grep, është pagjumësia. Sipas Shoqatës Amerikane të Këshillimit, lëvizjet e lehta dhe të përsëritura që bëhen me thurjen me grep, mund ta lehtësojnë trupin dhe mendjen që të pushojë sa duhet. Sipas Këshillit të fijeve të Artizanatit, konsorciumit amerikan, të cilit i përkasin ndërmarrjet kryesore të fijeve dhe aksesorëve, thurja me grep ka edhe fuqinë e jashtëzakonshme për të reduktuar ankthin, sepse kushdo që e praktikon, përqendrohet ekskluzivisht në atë që mban në duar, duke çliruar mendjen nga mendimet dhe rivendos qetësinë.

Përfundim: nëse vuani nga ankthi, pagjumësia apo thjesht ju pëlqen thurja me grep, një gjë është e sigurt: nga sot kemi një arsye më shumë për ta provuar këtë kalim kohe, magjepsëse dhe të lirë.

MUND TË JU PËLQEJNË