Divorci i Jeff Bezos zyrtarisht është mbyllur. Çifti i famshëm ka nënshkruar letrat e divorcit më të shtrenjtë në histori.

Divorci u finalizua nga një gjykatë në Seattle të premten, vetëm tre muaj pasi themeluesi i Amazon dhe bashkëshortja e tij.MacKenzie nisën procedurat e ndarjes.

Marrëveshja i siguron autores MacKenzie 4% të gjigantit të blerjeve online me vlerë më shumë se 38 miliardë dollarë, duke u bërë gruaja e tretë më e pasur.

MacKenzie në një postim në Tëitter në prill tha se shefi i Amazon do mbante 75% të aksioneve.

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe pronari i The Washington Post, vazhdon të mbetet njeriu më i pasur në botë.Në fund të majit, MacKenzie Bezos nënshkroi me Giving Pledge për të dhuruar të paktën gjysmën e pasurisë së saj për bamirësi.

Ajo është një ndër më shumë se 200 filantropët që nënshkruan iniciativën për të inkurajuar miliarderët e botës për të dhënë pasurinë e tyre për bamirësi.

 

MUND TË JU PËLQEJNË