Ditë më parë modelja nga Shqipëria habiti të gjithë me deklaratën e lëshuar në emisionin “Flakë fare”, shkruan GazetaBlic.

Ishte moderatori Kelvi Kadilli ai i cili pyeti modelen nëse i paragjykonte njerëzit nga pamja e jashtme, e përgjigja e Aurelës nuk pritej!“Realisht po. Do doja të thoja jo por i kam fobi nga njerëzit e shëmtuar.

Mami ma thotë gjithmonë se kisha një lloj si frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më tregon që në klasë të parë, kishte një zotëri të shëmtuar që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën sepse kisha frikë ta shihja. Unë kam fobi njerëzit e shëmtuar”, tha modelja.

Ishte reagimi i menjëhershëm i publikut shqiptar të cilat shpërthyen me komente negative ndaj modeles.E sot ka ardhur edhe reagimi i Aurelës e cila është mundua të shfajësohet duke thënë se e kishte fjalën për shpirtin e njeriut, dhe jo për pamjen e jashtme.

MUND TË JU PËLQEJNË