Këngëtarja e hitit “Çka po dojm na po bojm” ka vazhduar të korrë suksese të njëpasnjëshme në fushën e muzikës.

Këngët e saj çdo herë janë shndërruar në hite. Kur publiku është i etur për të dëgjuar balada të bukura menjëherë u shkon në mend Teuta, shkruan “Kosovarja”.

Me zërin e saj melankolik ka bërë që të jetë një ndër më të kërkuarat edhe për ahengje e dasma të ndryshme.

Cilësohet si e vetmja këngëtare që e kall edhe ‘live’ pa sinkronizim të zërit.

Me gjasë këngëtarja ka vendos që tani në prag të festave të fundvitit të godasë në shënjestër, duke sjellë një befasi të bukur për fansat.

Por, vëmendje të madhe mori pamja e saj, flokët dredha po e bëjnë të duket akoma më e re dhe më e bukur./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË