Teuta Selimi është këngëtarja e shumë hiteve, e veçanërisht e baladave, për çka edhe ka bërë emër më shumë.

Këngëtaren e kemi parë të këndojë zhanret të ndryshme, por për atë që shquhet dhe dallohet janë baladat të cilat bëjnë “boom” çdo herë, shkruan Kosovarja.

Edhe me këngën e saj të fundit “Ja fala” arriti të grumbullojë me qindra klikime e pëlqime.

E gjatë kësaj kohe nuk është dëgjuar gjë tjetër të përflitet përveç për këtë këngë e projekt që artistja goditi dhe një herë.

Kurse, sa i përket pamjes së saj në diskutim e sipër ka qenë zgjatja e flokëve të saj dhe ndryshimi që iu ka bërë me to.

Teuta është bërë ende më e bukur dhe më joshëse, dhe si kurrë më parë po duket gjithnjë e më shumë si një kukull.

Për këtë sapo na dëshmoi dhe një herë me imazhin e saj të radhës që bëri, derisa grimi dhe flokët e gjata ia zbukuronin e tërë pamjen. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË