Kur ndahesh, ose dikush të ka lënë, ndonjëherë ndihesh sikur nuk ia ke thënë të gjitha ato që ndjen.

Pasi të keni hyrë në zonën “më lër rehat” me ish-in tuaj, të gjitha komunikimet mes jush kanë mbaruar, ju mendoni se duke i thënë një gjë që keni pasur dëshirë t’ia thoni, kjo do të konsiderohet e papërshtatshme, e çmendur dhe e gabuar, kështu që më mirë nuk flisni fare.

Por kjo nuk do të thotë se ju ende nuk keni një shumëllojshmëri ndjenjash rreth tij/saj. Disa njerëz mundohen prej kohësh dhe bluajnë biseda me ish-in në mendjen e tyre. Kështu, nëse nuk doni të përfundoni si këta, ja çfarë duhet t’i thoni ish-të dashurit/ës sipas shenjës suaj të horoskopit.

Dashi

Duke qenë se si natyrë jeni shumë të hapur, ju mund të dëshironi t’i thoni: “Nuk ke qenë aspak i veçantë, ti je vetëm një t..p”.

Demi

Ju që nuk mund ta besoni se si jua punoi kështu, ose si ka mundësi që ju ndodhi ndarja, mund t’i thoni: “Nuk jam i/e sigurt se çfarë leksioni duhej të mësoja duke u ngatërruar me ty”.

Binjakët

Duke qenë se ju e merrni shumë seriozisht miqësinë, ish-it mund t’i thoni: “Kurrë nuk do të ta pranoj kërkesën për miqësi në Facebook, kështu që boll më”.

Gaforrja

Duke qenë se keni bërë gjithçka që keni pasur në dorë për t’u kujdesur për ta, ju mund të dëshironi t’i thoni: “Unë kurrë nuk kam parë një njeri që sillet si fëmijë. Herën tjetër, merr ndonjë Ibuprofen kur të sëmuresh dhe mos u anko kot”.

Luani

Duke qenë se paraqitjet janë të rëndësishme për ju dhe krenaria juaj është plagosur, ju mund të thoni: “Gjithmonë vrisja mendjen: Akoma mami t’i blen rrobat?”

Virgjëresha

Sepse ju e dini që keni qenë më të mençur dhe kjo gjë nuk ju pëlqente, ju mund t’i thoni, “Po të lë të mendosh se i di të gjitha përgjigjet”.

Peshorja

Ty të pëlqen të shmangësh konfliktin dhe thyerjen e zemrës, kështu që mund t’i thuash: “Ne mund të qëndrojmë miq, por pse?”

Akrepi

Duke qenë se nuk keni marrëdhënie të mira me tradhtinë dhe gënjeshtarët, ju mund të thoni, “Do të pendohesh që u ngatërrove me mua”.

Shigjetari

Duke qenë se ju jeni një shpirt i lirë dhe nuk dëshironi të qëndroni në të kaluarën, mund të thoni, “Boll më bezdise në telefon, nuk do të kthehemi më bashkë”.

Bricjapi

Duke qenë se t’i je një njeri që punon dhe mund të tregohesh edhe ironik, mund t’i thuash: “Do ta marrësh faturën time në fund të muajit për të gjitha shërbimet që të kam kryer”.

Ujori

Duke qenë se ju jeni një person krijues, ndoshta do të dëshironi t’i thoni: “Faleminderit! Mënyra e tmerrshme që më trajtove, më ka dhënë material për artin tim në vitet që do të vijnë”.

Peshqit

Duke qenë se ju intereson bota dhe të gjithë banorët e saj, ju mund të thoni: “Jo, qeni nuk të mungon aspak”.

MUND TË JU PËLQEJNË