Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot feston ditëlindjen e 51-të.

Me rastin e kësaj dite, të gjithë kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për ta uruar dhe për ti dërguar urimet më të përzemërta, shkruan Kosovarja.

Ndër familjarë, miq, kolegë që i dërguan dedikime të shumta, ishte bashkëshortja e tij Anita që zgjodhi fjalët më të veçanta për ta uruar dhe për ta gëzuar.

Përmes një fotografie të shkrepur në sheshin e kryeqyteti e mbrapa një urim kuptimplotë, Anita zgjedhi që të vijë kështu:

“Ti sot po i bon veq 51 vjet e me mu ne martese po i bojm veq 16, shume muj e shume kom per t’thon, por shkon gjate ky muhabet, prandaj nuk po e zgjas e po e permbledh, qe pavarsisht qe shume po me mungon e besa edhe shpesh merzitem qe s’po t’shoh vazhdon te jesh burri me ideal qe ekziston! Te dua Ramush Haradinaj
Gezuar per jete!!! (Vazhdoj me mendu qe jom dhurata me e mire qe ke mujt me marr najhere per ditelindje)”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË