Trimi sot feston 24 vjetorin e lindjes Reperi i cili ka rrëmbyer zemrat e adhuruesve për një periudhë të shkurtër, Trim Jetullahu sot ka ditëlindjen, ai mbush 24 vjet.

Këtë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka publikuar një fotografi të veten. “Faleminderit Zot 24”, ka shkruar Trimi poshtë fotografisë së publikuar në Instagram, teksa ka pranuar urime të shumta nga fansat e tij.

Ani pse nuk ka kohë të gjatë që ka hyrë në skenën muzikore, Trim Jetullahu zuri vend si njëri ndër reperët dhe artistë më të dashur për publikun. Në këtë periudhë të shkurtër, Trimi ka sjellë projekte të ndryshme, me të cilat arriti të ketë sukses të shumta. Trimi përpos këngëve solo, ka qenë edhe pjesë e disa prej bashkëpunimeve më të suksesshme shqiptare si “M’ke rrejt” bashkë Kida apo “Ti se din se” me Samanta ft. Onat.

Ndryshe, projekti i fundit që solli Trimi është “Un Amore” i cila është publikuar edhe me videoklip. Për tekstin dhe melodinë e kësaj kënge është përkujdesur vet Trimi./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË