Këngëtarja shqiptare Sonja Malaj që njihet me emrin artistik ‘Soni’, ka lansuar disa këngë që janë pëlqyer shumë nga publiku.

Ajo me muzikë është aktive tash e një kohë të gjatë, prej vitit 1997.

Duke vazhduar edhe sot me lansimin e projekteve muzikore, por me intensitet më të vogël, pasi kohëve të fundit ajo disi është pasivizuar, edhe pse para 2 muajsh lansoi dy projekte të reja.

Ajo vazhdon të ndiqet nga publiku nëpër rrjetet sociale.

Në llogarinë e saj në Instagram, ku ndiqet nga qindra mijëra fansa, së fundmi ajo ka publikuar një fotografi nga palestra, duke dëshmuar se edhe pse në moshën 37 vjeçare, ajo ka arritur të mbajë në top-formë fizikun e saj. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË