Kosova vazhdon të jetë e atakuar rëndë nga fukarallëku. Qindra familje në vend jetojnë vetëm me ndihma sociale, në kushtje thuajse të mjerueshme, shkruan “Kosovarja”.

Mes shumë familjeve në nevojë, është edhe familja Hajdari nga Peja, që përbëhet prej tetë anëtarësh, e që jeton në kushte shumë të rënda.

Aliu dhe Kosovarja, janë prindër të 5 fëmijëve me probleme shëndetësore, dy prej të cilëve me ngecje në zhvillim. Aliu ka një mori problemesh shëndetësore, por mundohet të gjej punë, kryesisht si hamall.

Nëna e re mes lotësh rrëfen vuajtjen e çdo ditshme. Ajo, kujdeset për bashkëshortin, vjehrren e sëmurë me sklerozë dhe pesë fëmijët me probleme.

Sikur të mos mjaftonin vetëm këto, familja jetojnë në një shtëpi me qira, për çka duhet të paguajnë 100 euro, ndërkohë që jeta e tyre është e varur vetëm nga 120 euro ndihmë sociale dhe pensioni i më të vjetres së shtëpisë, prej 90 euro,

Çifti i kanë ngritur duart nga qielli, pasi më nuk dijnë se kah t’ia mbajnë, pasi edhe shtëpia ku po jetojnë ka dalë në shitje.

A ka kush ti ndihmojë?

MUND TË JU PËLQEJNË