Varfëria në Kosovë po rritet dita ditës, e rastet që jetojnë në varfëri të skajshme janë gjithnjë e më të shpeshta në vendin tonë.

Ekstremiteti i varfërisë, ka bërë që shumë familje të ndjejnë halle, mërzi, lot e dhembje të thellë, shkruan Kosovarja.

Në kushte të rënda e në pamundësi për të pasur më shumë, është edhe një nënë e sëmurë nga Prishtina.

Ajo ka vetëm një djalë që është 13 vjeçar, dhe tashmë e disa vite ka jetuar në një shtëpi me qira.

Por, edhe kësaj mundësie i erdhi fundi, pasi pronari i shtëpisë i ka kërkuar që deri në fund të muajit ta lirojë shtëpinë. Derisa pronari i ka kërkuar këtë gjë, dikush tjetër u solidarizua me të dhe i ndihmoi që situatën ta marrë në dorë.

Është këngëtari i njohur Golg Ag, i cili përmes disa fotografive të bëra nga shtëpia ku ka jetuar deri më tani zonja e shtëpisë, ka bërë apel për ti ndihmuar e shkrimi i të cilit ishte ky: /Kosovarja/

“RAST I RËNDË, në Prishtinë

Një nënë e sëmurë me një djalë të vogël 13 vjeçar jeton në këtë shtëpi.Pronari i shtëpisë i ka thënë që duhet të lirohet shtëpia në fund të muajit.Unë isha në vizitë dhe fjalët që i thot zemra nuk i thot as goja më.Kjo nënë ka nevojë për një banesë të vogël se dimri që po vie po e zë jasht.Shpërndajeni të gjithë e bashk ta zgjidhim këtë rast.

Zot na fal kur ankohemi 🤲🏼”

MUND TË JU PËLQEJNË