Komuna e Prishtinës ka hapur dy kuzhina statike për familjet në nevojë

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

Dy kuzhinat, në Tophane dhe Aktash do të ofrojnë ushqim të nxehtë prej orës 18:00.

“Sot hapëm dy kuzhina statike për familjet në nevojë. Çdo mbrëmje, në Tophane dhe Aktash prej orës 18:00 ushqim i nxehtë për të gjithë qytetarët që kanë nevojë.

Sa më shumë solidaritet, barazi e mirëqenie”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka vënë në funksion prej kohësh kuzhinat, të cilat zhvendosen.

MUND TË JU PËLQEJNË