Ora policore po zbatohet nga qytetarët, të cilët megjithatë në kohën e lejuar nga ora 16:00 deri në ora 20:00, po prihen të dalin në masë të madhe, dikush për të kryer punët e domosdoshme, për të blerë gjërat e nevojshme, por edhe thjeshtë për ecje, shkruan “Kosovarja”.

Pavarësisht thirrjes së fuqishme të Qeverisë, mjekëve dhe IKSHPK-së për të qëndruar sa më shumë në shtëpi, për të mos u bërë pjesë të turmave, qytetarët po i shfrytëzojnë në maksimum orët e lejuara, duke rritur kështu gjasat për përhapje më të madhe të virusit.

Ekipi i “Kosovares”, edhe sot ka lëvizur nëpër kryeqytet në kohën e kufizimit, për të prezantuar imazhe nga rrugët e Prishtinës.

Fluksi i njerëzve dhe veturave është mëse minimal, çka tregon se qytetarët po e respektojnë vendimin e Qeverisë. Kudo ka ekipe policore që inspektojnë në mënyrë profesionale e të përgjegjshme çdo person dhe veturë që haset në rrugë.

Policët, me sjellje tejet profesionale, po qëndrojnë në krye të detyrës edhe në këto ditë të vështira për të gjithë.

E, se a është idea më e mirë e mundshme ora policore, për këtë tashmë kanë nisur të flasin politikan, kryetar komunash dhe gjithashtu pjesëtarë të shoqërisë civile, një pjesë e mirë prej të cilëve janë kundër, pasi kufizimi po rezulton me efekt të kundërt, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË