Ani pse nuk është metropoli më i madh, më i bukur, e me infrastrukturën më të mirë në botë, prapë se prapë Prishtina është e njohur, madje ndërkombëtarisht.

Kryeqytetin e Kosovës, bota e njeh edhe për gjallërinë dhe dinamizmin që e karakterizon, për njerëzit e dashur e social, për makiaton legjendare, ndejat, ushqimin e mirë, e shumë arsye të tjera.

Prej 20 vitesh, kryeqyteti i Kosovës është qendra më e populluar në vend, por edhe një nga qytetet më të vizituara në rajon nga ndërkombëtarët, që gjithmonë duan të kthehen sërish në Prishtinë për një eksperiencë të re, shkruan “Kosovarja”.

Prishtina sot është dukur si kurrë më parë, e zbrazët, pa jetë, si qytet fantazmë, e krejt kjo për shkak të frikës nga virusi në qarkullon, Covid 19-të.

Bizneset dhe qytetarët po i respektojnë me përpikmëri udhëzimet e mjekëve dhe Qeverisë.

MUND TË JU PËLQEJNË