Sinan Vllasaliu nuk ka të ndalur.

Këngëtari sapo ka paralajmëruar një këngë të re, për të cilën nuk ka preferuar të zbulojë shumë detaje, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka publikuar një video të shkurtër, në të cilën zbulon një pjesë të këtij projekti.

Pra, Sinani njoftoi që kënga vjen e shoqëruar me videoklip, kurse titulli i saj është “Dashnia jem”.

Këngëtari nuk ka treguar datën e publikimit të këtij projekti, por pritet të lansohet shumë shpejt.

MUND TË JU PËLQEJNË