Emri i tij është shumë aktiv në skenën muzikore shqiptare tash e sa vite.

Sinan Vllasaliu përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar diçka të re për fansat e tij, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për një potpuri këngësh, që e sjell për fansat e tij në kuadër të festave të fundvitit.

Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari ka bërë të ditur që potpuria e përgatitur nga ai publikohet së shpejti.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Sinani është “Dënim”, në duet me Albina Kelmendin.

MUND TË JU PËLQEJNË