Simptomat më tipike të gripit përfshijnë:-Temperaturë të papritur
-Dhimbje koke e muskujsh
-Lodhje të shprehur
-Kollë të thatë
-Mungesë oreksiTek fëmijet këto shenja shpesh shoqërohen me:-Temperaturë të lartë e pashpjegueshme, pa shenja të tjera shoqëruese
-Shpesh ka temperaturë mbi 39.5 që shoqërohen edhe me konvulsione
-Dhimbje stomaku, të vjella dhe diarre
-Dhimbje veshi, sy të skuqur
A mund të shkaktojë gripi komplikacione të tjera?Në individët e shëndetshëm gripi kalon pa problem serioze, temperatura dhe dhimbjet e muskujve zgjasin 2-4 ditë, kurse kolla dhe lodhja mund të vazhdojnë edhe për dy javë.
Te fëmijët mund të ndërlikohet me laringite, bronchiolitis apo pneumoni.
Gripi dobëson sistemin imunitar duke mundësuar mbivendosjen e infeksioneve bakteriale të veshit, mushkërive apo sinuseve.
Gripi është më i rrezikshëm në fëmijet më të vegjel se 2 vjeç, të cilët janë të prekur nga sëmundje kronike të zemrës, mushkërive apo që vuajnë nga problemë neurologjike.
Në raste të rralla gripi shkakton komplikacione të zemrës apo trurit.