Pas vdekjes së burrit të parë, ajo i ‘hëngri” edhe 3 burra të tjerë. Si ndodhi ngjarja, shkruan “Kosovarja”.

Ishte një nuse që rrallëkund shihej sa i përket bukurisë dhe syve të saj. Shumëkush thoshte se sytë e saj ishin kopje e syve të gjarprit!

Dhe, po t’i shikoje mirë, do të gjeje ndonjë dallim të vogël ose fare! Nuk kishte njeri që mund ta shikonte gjatë në sy. Sytë e saj shponin…

Dhe, vërtet, u binda edhe vetë, kur në shtëpinë e saj isha mysafir. Më dukej se qeshte çdo pjesë e trupit të saj. Tamam siç thonë pleqtë: “Edhe po ta vriste një fshat me njerëz, do ia falnin gjakun!”.

Si i vdisnin burrat?
Pas vdekjes së burrit të parë, ajo u martua përsëri. U kthye për vëllanë e burrit, siç praktikohej në atë kohë!

Dhe, të kthehesh për vëllanë e burrit, duke ditur se ai i pari kishte vdekur, ishte e rëndë. Në shtëpi të gjithë qanin, në vend se të gëzoheshin…

Por, u bë si u bë dhe ajo erdhi nuse për të dytën herë në atë shtëpi. Kur edhi koha të hynte dhëndri në dhomën e saj, u përcoll me lot nga familjarët. Por, kureshtja ishte si do gdhinte mëngjesi për çiftin e ri…

Gjatë ditës u përfol se dhëndri nuk kishte fjetur në të njëjtin shtrat me gruan e tij!

Ditën tjetër i erdhi gjarpri!
Të hënën, teksa ajo rrinte në dhomën e saj, një gjarpër erdhi nga oborri dhe u fut drejt e në dhomën e saj! Ajo nuk bërtiti, megjithatë burri i saj u vërsul ta mbyste.

Por, gjarpri, pasi qëndroi pak te këmbët e saj, u kthye kah erdhi dhe doli jashtë…

Plakat e katundit filluan të flisnin se gjarpri ishte shenjë se ajo do e “hante” edhe burrin e dytë…

Por, kaloi një muaj, muaj me shumë dilema pse dhëndri ishte i sëmur vazhdimisht… Pesë ditë më vonë ai vdiq natën, në gjumë!

Edhe pas varrimit të tij, nusja nuk u largua nga ajo shtëpi, por rrinte në të sikur ta kishte burrin gjallë.

Dhe, meqë shtëpia kishte edhe djem të tjerë për martesë, pas dy muajsh e martuan për djalin tjetër. Pra, ishte martesa e saj e tretë po në atë shtëpi.

As i treti djalë i familjes nuk arriti ta ketë për vete nusen në natën e parë të martesës!

Dhe, u përhapën fjalë e fjalë, që nuk kishin të ndalur…
Tre muaj më vonë, burri i saj, pra i treti vëlla, shkoi me qerre në mal për dru. Por, në një moment kritik qerrja me kuaj rrotullohet e ai bie në humnerën me gur dhe aty jep shpirt.

U bë gjam e madhe dhe babai i djemve, pra vjehrri i nuses, vendosi që me atë ditë nusen ta largojë nga shtëpia. I tha shkurt: “Nuk kam më djem për ty!”.

Dhe, nga ajo ditë më askush nuk guxonte ta merrte për grua…

Megjithatë, një vejan, që kishte kohë që i kishte vdekur gruaja, trokiti në derë të familjarëve të saj dhe kërkoi të martohej me të.

Mirëpo, po atë natë, edhe ai, papritmas, vdes në dhomën e tij të gjumit!

Dhe, misteri se ajo kishte gjarpër në bark e i helmonte burrat, u përfol deri në vdekjen e saj… S. M. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË