Një çerek shekulli pasi rapsodisti enigmatik bëri vetëvrasje, puloveri i djegur me cigare i Kurt Cobain i veshur gjatë performancës ‘Unplugged’ të grupit ‘Nirvana’ në 1993, ka dalë në shitje për 334,000 dollarë.

Puloveri, me ngjyrë të gjelbër, e markës Manhattan, i cili nuk është larë kurrë që kur Kobain e veshi atë, kishte njolla të errëta dhe një vrimë djegieje, transmeton lajmi.net.

Shitësi, Garrett Kletjian, pronar i Forty7 Motorsports, e bleu atë katër vjet më parë për 137.500 dollarë.

“Ky pulover, është veshja e shenjtë e çdo artikulli që ai kishte veshur ndonjëherë,” tha Darren Julien, shef ekzekutiv dhe president i ankandeve të Julien’s. Shtëpia e ankandit kishte parashikuar se do të merrte 200,000-300,000 dollarë nga kjo rrobë.

MUND TË JU PËLQEJNË