Me 6 tetor në Kosovë u mbanë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, rezultatet e të cilave për disa qenë befasuese e për disa të pritshme.

Lëvizja Vetëvendosje është partia e cila doli e para në këto zgjedhje duke e lënë pas LDK-në dhe PDK-në, shkruan “Kosovarja”.

Ky rezultat ishte befasues edhe për partitë tjera të cilat ishin të bindura në fitore e tyre.

Mosfitorja apo humbja sipas krerëve dhe anëtarëve të partive të caktuara vjen si pasojë e faktorëve të ndryshëm.

Ndërkohë që partia e Shpend Ahmetit (PSD) e cila këto zgjedhje ishte në koalicion me AAK-në po tregon ‘fajtorin’ e humbjes.

Shpendi në kohën kur është ndarë nga “Lëvizja Vetëvendosje” e fajsonte Albin Kurtin, ndërsa sot për hunbjen në zgjedhje po e fajson Ramush Haradinajn.

E këto rezultate sidomos humbja e partive të caktuara shumë qytetarë e kanë marrë me sportivitet e duke thurur vargje e batutat për humbësit.

Në këtë video dikush zgjodhi pikërisht Shpend Ahmetin teksa këndon një këngë që flitet për “humbjen” e ku krahasohet me zgjedhjet e fundit.

Edhe z. Ahmeti e di se – vaji i burrit është kënga, andaj ne e mirëkuptojmë, sikur që shpresojmë që edhe ai të mirëkuptojë këtë humor/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË