Sa herë, ose më saktë sa shpesh, ju ka ndodhur të kaloni para dyqanit tuaj të preferuar dhe të gjeni atë palën e këpucëve apo çantën që s’do e humbnit për asgjë në botë?

Një, dhjetë apo qindra herë? Mos u ndjeni në faj, na ndodh të gjithave, dakord pothuaj të gjithave dhe përveç kënaqësisë të të paturit atë që duam, vërdallisja gjatë blerjeve sjell efekte pozitive për shëndetin

Sipas një studimi të ‘’Qendrës Kombëtare të Kërkimeve” të Monash University, të bësh shopping, ose pazare (por jo ato të fruta-perimeve) ka dobi të pafundme si për shëndetin fizik dhe atë mendor. Në eksperimentin e zhvilluar me 1900 vullnetarë të të dy gjinive, u arrit në konkluzionin që gratë dhe burrat mbi 65 vjeç, që bënin blerjetë paktën 6 herë në javë, ishin 28% më pak të rrezikuar nga stresi, problemet e qarkullimit të gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Arsyeja është shumë e thjeshtë: kur dilni për shopping është njëlloj sikur të bësh aktivitet fizik teksa lëviz sa në një dyqan në tjetrin, si dhe ndikon në gjendjen tuaj emocionale. Sa më shumë blerje të bëni, aq më të lumtur e paqësorë jeni.

MUND TË JU PËLQEJNË