Askush nuk është perfekt dhe të gjithë i kanë disa shprehi që neve ndonjëherë mund të na irritojnë, apo jo?

Mund të jenë shprehi nga më të ndryshmet, duke filluar nga mungesa e higjenës, harresa e datave të rëndësishme, mos ardhja në kohë etj.

Fatkeqësisht mund të jeni shumë shprehi të këqija, që as nuk mund të ndërrohen dhe që mund të e shkatërrojnë një lidhje serioze, raporton “Etimes”, transmeton lajmi.net.

Nëse partneri juaj ka këto shprehi, atëherë gjasat që ata të i ndryshojnë këto janë të vogla dhe mund të jenë kërcënim për lidhjen tuaj.

Emocionalisht të pa disponueshëm

A ndodh që partneri juaj të ju injoroj sa herë që ju jeni duke u ndjerë keq apo të mërzitur. Kjo ndodh kur partneri juaj është emocionalisht i pa disponueshëm dhe të krijojë një mur në lidhjen tuaj.

“Unë kam gjithmonë të drejtë”

Të jeni në lidhje më një arrogant ekstrem mund të jetë shumë e vështirë. Kjo sjellje që “unë kam gjithmonë të drejtë” mund të ia ulë nivelin e vetëbesimit, dhe kjo shpesh herë mund të ju qet në pikëpyetje se edhe deri sa mund të qëndroni me një person të tillë.

“Edhe ti gënjen”

Epo, askush nuk dëshiron të jetë në lidhje me dikë që gënjen kohë pas kohe. Ju gjithmonë nuk do të jeni gjendje të i besoni dhe për këtë arsye do të përfundoni me argumente dhe përleshje.

Injorimi i probleme në lidhjen tuaj

Partnerët kanë argumente edhe në lidhje të shëndetshme sepse kjo është mënyra se si i zgjidhin problemet e lidhjes. Nëse partneri juaj mundohet gjithmonë të ju ik problemeve, kjo nënkupton që lidhja juaj nuk është drejtë rrugës së drejtë.

MUND TË JU PËLQEJNË