Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza padyshim që vazhdon të konsiderohet si një ndër ata zëra të pakrahasueshëm të muzikës së mirëfilltë shqipe.

Prezenca e saj tash e shumë dekada në skenën muzikore, e ka bërë edhe një emër të pakonkurrueshëm e të pazëvendësueshëm në treg, shkruan “Kosovarja”.

Publiku e do dhe e çmon shumë si një zonjë të rëndë, të veçantë e me karakter të fortë, shpesh edhe burrërore.

Shkurte Fejza është mjaft e lumtur edhe në ambientin familjar. Nuk janë të rrallë momentet e bukura që Shkurta ndan me vajzat e saj, sikur ti kishe edhe shoqe.

Edhe sonte, Shkurte Fejza tregon lumturinë kur mbulohet me dashuri nga vajzat e saj bukuroshe./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË