Këngëtare e popullarizuar, e afirmuar, e kërkuar dhe shumë e dashur për të gjithë shqiptarët.

Shkurte Fejza emër ky që në kohë të mira e të këqija u përmend, për sakrificat dhe rrezikun që ka bërë vetëm e vetëm t’iu dhurojë diçka të mirëfilltë adhuruesve të saj, shkruan Kosovarja.

Këngët e saj gjithmonë kanë përçuar mesazhe të forta, ku secila temë që ka trajtuar ka zënë vend në zemrat e publikut.

Shkurtja nuk është pëlqyer vetëm për krijimtarinë që ka bërë ndër vite, por edhe për veshjet që gjithmonë ka ditur ti zgjedhë dhe të prezantohet me to.

Andaj edhe sot e asaj dite e shohim të vijë kështu, e kujdesshme ndaj asaj se çfarë shikon të veshë dhe të shfaqë para të gjithëve.

E ndër veshjet më të pëlqyera për të janë veshjet tradicionale, ku jo rrallë herë e kemi parë të interpretojë me to.

Madje, e veçanta e kësaj është se edhe në videoklipe nuk kursehet dhe shfaqet me to, ashtu sikurse këtë herë që u pa në Shqipëri duke xhiruar disa videoklipe e përpunuar shumë këngë të pavdekshme. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË