E konsideruar ikonë e muzikës popullore në vend, Shkurte Fejza vërtet e meriton këtë epitet, e kjo falë punës së gjatë dhe sukseseve të shumta në botën e muzikës, shkruan “Kosovarja”.

Rugës së muzikës, kanë shkuar edhe dy vajzat e këngëtares së mirënjohur, Gresa dhe Besiana.

Shkurta, thotë për Gresen: Jam e lumtur që vajza ime ka trashëguar talentin për të kënduar dhe jam e kënaqur me punën e saj. I uroj suksese edhe krahas meje, por edhe pas meje, duke vazhduar kësaj rruge me plot sfida”, kla thënë këngëtarja, transmeton “Kosovarja”.

Shkurte Fejza shton se të bijen e ka edukuar që ndershmërisht të arrijë suksesin, por kjo në rrethanat e sotme është shumë e vështirë. “Është si më i thënë të shkojë duke ecur këmbë deri në Hënë”.

MUND TË JU PËLQEJNË