Jemi në prag të festave të fundvitit, dhe të gjithë këngëtarët shqiptarë po sjellin projekte nga më të ndryshmet.

Televizionet tona janë duke u përgaditur që me këngët e artistëve tanë kushtuar festave të fundvitit, të dhurojnë atmosferë e hare në shtëpitë e secilës familje, shkruan Kosovarja.

Derisa një pjesë të bukur të këngëtarëve po i shohim të vijnë me potpuri e këngë popullore, dikush tjetër e ndryshoi këtë ritëm dhe vendosi të vijë me këngë kushtuar Shqipërisë.

Është artistja jonë e madhe Shkurte Fejza e cila këndoi këngën “Ani moj shqipni mos thuj marova”.

Arsyeja e veçantë se përse pikërisht zgjodhi këto ditë të vijë me këtë këngë, duket të jetë gjendja dhe tërmeti që e kaploi javën e kaluar Shqipërisë.

Ndoshta shumë më mirë do të ishte të prezantonte këtë këngë me titullin “Ani moj kosovë mos thuj marova”, por sido që të jetë edhe Shqipërisë nuk gaboi që i këndoi. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË