Zakonisht jemi mësuar që fytyrat publike ti shohim vetëm duke kënduar dhe duke dhënë maksimumin e tyre në secilin aheng.

Kjo për shkak se profesioni i tyre gjithmonë iu ka imponuar që të jenë larg ahengjeve të familjarëve të tyre, shkruan Kosovarja.

Përderisa shumica e tyre nuk i lëshojnë dot datat e rezervuara vetëm për para, atëherë po del dikush tjetër të iu mësojë se ndonjëherë duhet të kënaqesh edhe për veti dhe mos ti shikosh aq shumë paratë.

Kjo është këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza, e cila mbrëmjen e kaluar mori pjesë në një dasëm, saktësisht në një aheng tek këngëtari i mirënjohur Shaqir Cërvadiku.

Si gjithmonë ajo mori vëmendjen e të gjithëve, me dukjen dhe stilin e saj që çdo herë di të befasojë për të mirë.

Por, për një moment të gjitha këto u harruan në momentin që ia tha valles shqipe, duke bërë që sy e vesh të jenë të drejtuar nga ajo, dhe vërtetë mori fokusin e vëmendjes më shumë se ç’duhet e ndoshta më shumë se edhe nusja. /Kosovarja/


MUND TË JU PËLQEJNË