Sonte në kimenanë “Lumbardhi” në Prizren mbahet festivali “Zambaku i Prizrenit” i 30-të me radhë jubilar. Në mesin e këngëtarëve të rinjë,por të talentuar janë dhe emra të dëshmuar të skenës, në mesin e tyre dhe tenori i njogur Shkodran Tolaj, shkruan Kosovarja.

Ndryshe nga Besiana Mehmedi e cila eshte fituese e trefishtë e këtij festivali në vitet 2001,2006 dhe 2009, Tolaj merr pjesë për herë të parë,në duet me Besianën dhe sjellin këngën “Lule zambaku” me teskt nga vet Shkodrani, muzikë të Nexhat Maculës dhe orkestrim nga Riza Dolaku.

Në garë ka këngëtarë nga Shkodra,Tirana por duket që gara do jetë e fortë në mes Tolajt dhe Rovena Dilos që konkuron me titullin”Cmendem” me autor Ardian Hilen.

Edhe Dilo merr pjese per here te pare dhe duket qe keta dy profesionistë dhe emra të dëshmuar të skenës nuk i janë futur kot kësaj gare.

Pavarësisht që për shkaqe transparence juria nuk është bërë publike, nga provat e këngëtarëve që shoqërohen nga orkestra simfonike në dirigjim të Jetmir Barbullueshit nga Shqipëria dhe Edon Ramadanit nga Kosova dukshëm vinë në shprehje këta dy rivalë.

Neve na mbetet tu urojmë suksese sonte ndërkaq mos harrojmë të ndjekim këtë garë direkt në RTK1 në orën21. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË