Besiana Mehmedi suksesin në festivalin”Zambaku i Prizrenit” ia dedikon babait të ndjerë publicistit Qani Mehmedi.

Besiana Mehmedi, ka patur një lidhje speciale me të atin.

Një kohë u largua nga skena e para një viti u kthye duke na sjellur koncerte klasike dhe shpesh duke kujtuar publicistin Qabi Mehmedi.

Disa ditë para konkurimit në festivalin “Zambaku i Prizrenit” ajo ia kishte bërë një postim me fotografi të të atit në fb duke kujtuar se gjatë gjithë kohës ai është figura që e shoqëron.

Besiana në skenën e “Zambakut” u kthye pas 10 vitesh kurse si fituese pas 18 vitesh.

Keshtu ai kishte fituar në vitin 2001 kurse në 2009 kishte marrë pjesë për herë të fundit. Ajo kësaj here ishte e shoqëruar nga bashkëshorti Shkodrani në duet, për të kënduar “Lule lule” me tekst nga vet Shkodrani, muzikë nga Nexhat Macula e orkestrim nga Riza Dolaku.

Pas një interpetimi “live” te mrekullueshem dhe ovacionet e publikut ishin te jashtëzakonshme.

Nga këngëtarë të rinjë dhe të njohur.Ata arritën të lënë pas shumë emra si Rovena Dilon, Orgesa Zaimin, Artan Bakinë, Besnik Nurkollarin, Elizabeta Krasniqin e shumë këngëtarë nga Prizreni, Shkodra, Prishtina.

Kënga duke arritur që në mënyrë anonime të të votohen nga tre anëtarë e jurisë në përbërje: Lule Elezi- pianiste, Sabaudin Zhuta-profesor univetsitar dhe maestro dirigjent Zhani Ciko duke marrë vendin e parë.

Në momentin e marrjes së çmimit të parë Besiana Mehmedi pos falemnderimeve pēr autorët dhe publikun, këtë sukses ia dedikoi publicistit, babit të saj të ndjerë, gazetarit Qani Mehmedi i cili ishte udhërrëfyes në jetën artistike të saj dhe vazhdimisht idhulli që e ndjek kudo. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË