Është promovuar këto ditë kënga dhe videoklipi”Apollon” me tekst nga Avni Qahili, muzike dhe orkestrim nga Kristi Pasha, punuar nga “Fabrika” production dhe interpretuar nga Besiana Mehmedi e Shkodran Tolaj por ndryshe nga ajo që jemi mësuar ti shohim deri më tani,Besiana luan rolin e xhelozes të cilës i rrezikohet dashuria nga një zezake që vjen dhe dashuron një shqiptar.

Besiana vuan dhe interpreton në mënyrë të përkryer stilin pop, partneri i saj Shkodran Tolaj sjell fuqinë mashkullore, ndërkaq xhez këngëtarja e njohur Stacy King që për herë të parë bashkëpunon me shqiptar këndon në shqip dhe frëngjisht dhe së bashku sjellin një trio sa artistike aq edhe komerciale e të kapshme për publikun.

Kënga tashmë po pëlqehet e dëgjohet e Shkodran Tolaj me të drejtë e ndjen veten mbret “Apollon” në mes dy këngëtareve të mrekullueshme

MUND TË JU PËLQEJNË