Çfarë do të thotë të qenit besnik ndaj partnerit/partneres? Për disa njerëz, është aq bazike thjeshtë, të mos e tradhtojnë dhe të mos tradhtohen nga partneri apo partnerja. Për të tjerët, nënkupton ta mbrojnë njëri –tjetrin, ta kenë njëri tjetrin afër për çdo rast.

Pa marr parasysh se si e definoni, apo se çfarë iu thotë horoskopi, një gjë është e sigurt: është e vështirë të bëni përkushtim ndaj dikujt, derisa e dini për siguri që ai person do të jetë aty pa marr parasysh rrethanave, transmeton lajmi.net.

Këtu gjeni listën e shenjave të horoskopit të cilat janë besnike ndaj partnerit dhe partneres.

Akrepi (23 tetor-21 nëntor)

Akrepët, nuk janë gjithmonë më të mirë në një lidhje, xhelozia e tyre shpesh mund të i përkeqësoj gjërat. Por, kur është puna i/e të qenit besnik ata do të jenë deri në ditën kur vdesin. Një akrep do të të mbrojë dhe do të jenë të vërtet me ju pa marr parasysh se çka, dhe do të presin të njëjtën.

Gaforrja (21 qershor -22 korrik)

Kur ata gjejnë personin që dëshirojnë të jenë, do të shpenzojnë të gjithë kohën të përkushtuar ndaj tyre. Gaforret ndryshe nga Akrepët nuk e kanë problem përkushtimin.

Luani (23 korrik-22 Gusht)

Luanët i mbrojnë partnerët e tyre dhe shoqërinë e tyre ashtu siç e mbrojnë vetën e tyre. Luanët do të qëndrojnë pranë jush, pa marr parasysh rrethanave.

Demi (20 prill-20 maj)

Demat janë kokëfortë, dhe kjo është shumë e vërtet kur është fjala për njerëzit që i duan. Ata njihen si shenja më besnike në horoskop, sidomos për personat që i duan dhe kalojnë kohë me ta.

Peshorja (23 Shtator-22 tetor)

Si liderët e dashurisë dhe romancës, peshoret janë të prira të përkushtohen për të mirë ndaj partnerëve të tyre. Mirëpo, ndonjëherë në rrugën e tyre i pengonë, pa vendosshmëria, luhatja dhe dashuri për dashuri.

Ndërsa ndër të tjera, peshoret janë shumë të balancura. Për peshoret varet vetëm se e kanë gjetur apo jo personin e duhur.

MUND TË JU PËLQEJNË