Dashi

Gjate kësaj jave mos e lini veten të drejtoheni nga të tjerët sepse keni për të pasur probleme shumë serioze. Nëse keni një lidhje ka mundësi që partneri të mos ketë shumë besim tek ju dhe do kërkojë t’iu kontrollojë. Nëse nuk iu pëlqen gjeni mënyrën e duhur për t’ia thënë. Merkuri do influencojë pozitivisht jetën sentimentale për ju beqarët. Do keni mundësi të krijoni lidhje, por shmangni me çdo kusht ngatërrimin e dashurisë me jetën profesionale apo me paranë. Financat në tërësi do jenë të mira. Ka mundësi të merrni edhe ndonjë shpërblim në punë. Për të pasur një shëndet të kënaqshëm duhet të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Në punë kësaj here do keni shumë ambicie. Mos hezitoni të tentoni gjithçka që iu duket interesante dhe mos e humbni besimin tek vetja.

Demi

Gjatë kësaj jave do e shihni ndryshe të ardhmen dhe do iu jepni rëndësi edhe detajeve më të vogla. Me Venusin në anën tuaj, ju të dashuruarit do i jepni më shumë rëndësi jetës sentimentale. Mos u tregoni shumë kërkues dhe toleroni. Ka shume gjasa që bashkëpunimi të rritet ndërmjet jush. Ju beqarët do jeni të pavendosur dhe tek secili që do takoni do gjeni nga një të metë. Në planin financiar mund të kaloni ndonjë mini-krizë. Merrni masa që ta rregulloni sa me shpejt situatën sepse sa më shumë të qëndrojë delikate aq më keq për ju. Shëndeti nuk do jetë i qëndrueshëm. Hera herës do ndiheni të lodhur e pa fuqi. Mos e lini pas dore ushqimin për asnjë lloj arsyeje sepse do keni më shumë probleme. Sipas Dritare.net, në punë jepni sa më tepër të mundni nga vetja. Nëse arrini suksesin e pritur do e siguroni edhe të ardhmen..

Binjakët

Gjate kësaj jave do përjetoni një ndjenjë pasigurie. Nëse keni një lidhje që nuk iu jep kënaqësinë që keni pritur do jetë më mirë t’i jepni fund njëherë e përgjithmonë. Po vazhduat më tej vetëm sa do lëndoni njëri-tjetrin. Ju beqarët nga ana tjetër jo vetëm që do keni takime, por do jeni edhe pasionantë. Për financat do keni të drejtë të shqetësoheni sepse ato nuk do jenë në gjendje të mirë. Merrni sa më shpejt masa dhe kërkoni ndihmën e një miku. Shëndeti nuk do jetë i kënaqshëm. Shpesh mund të ndiheni edhe të lodhur. Ushqehuni më mirë dhe mos harroni në asnjë moment lëngjet pa sheqer. Në planin profesional do iu jepen mundësi të mira për të ecur para. Përfitoni sa të mundni dhe do iu përgëzojnë të gjithë.

Gaforrja

Gjatë kësaj jave duhet të keni shumë kujdes me sjelljen. Mos bëni çdo gjë sipas mendjes suaj. Urani do ndikojë negativisht për juve që keni një lidhje. Do keni shumë mosmarrëveshje dhe zënka të forta. Komunikimi do të zbehet dita ditës. Nëse jeni beqarë dhe po mendoni të bëni për vete dikë që iu pëlqen prej kohësh tregohuni vetvetja dhe mos bëni asgjë false. Financat, falë influencës së mirë planetare, do fillojnë të stabilizohen. Hiqni ndonjë lek mënjanë nëse do iu jepet mundësia. Shëndeti do jetë i mirë. Do e merrni veten shpejt edhe nëse keni pasur ndonjë shqetësim dhe do ndiheni më të qetë nga ana nervore. Në punë Marsi do iu bëjë më dinamike. Do luftoni me të gjithë dhe me çdo mënyre për të arritur atë që doni.

Luani

Gjate kësaj jave do të korrni ato që keni mbjellë. Nëse keni një lidhje ka rrezik që dashuria t’iu verboje dhe mund të dilni nga vetja. Kujdes, mos bëni gjithçka që iu thotë partneri sepse do të pendoheni shpejt. Nëse jeni beqarë dhe doni ta gjeni dashurinë, duhet të lini mënjanë tekat. Tregohuni sa më të hapur edhe ndaj ftesave që do iu bëhen. Klima në sektorin e financave nuk do jetë ashtu si ju e prisnit. Për këtë arsye iu duhet të ulni sa të mundni shpenzimet dhe të kurseni paksa. Shëndeti do jetë i mirë, por gjithsesi bëni pak më shumë ushtrime fizike dhe ecni më këmbë. Në punë mos ngurroni të ndiqni intuitën sepse ajo mund t’iu çojë në drejtimin e duhur.

Virgjëresha

Më në fund gjatë kësaj jave gjërat do fillojnë të ecin si duhet. Nëse keni një lidhje pasioni do të rindizet pas një periudhë jo të mire. Edhe zemra juaj do të përjetojë me tepër emocione e do të rrahë fort. Ju beqarët nuk do keni fat dhe do vazhdoni të mbeteni me të njëjtin status. Me financat duhet të tregoheni më vigjilente se kurrë. Mos bëni asnjë transaksion pa falur me parë me ndonjë specialist. Shëndeti, edhe pse nuk do jetë ashtu si e mendonit, do fillojë të përmirësohet nëse merrni sa më parë masa. Kujdes më shumë duhet të bëni nëse vuani nga kapsllëku ose keni shqetësime nga veshkat. Në punë do keni fat. Do i realizoni me kujdes dhe përpikmëri detyrat që iu janë dhënë dhe do merrni kompensimin e merituar.

Peshorja

Gjate kësaj jave Marsi do të sjellë tension në disa fusha. Ju të dashuruarit nuk do jeni me humor shumë të mirë. Nëse keni ndonjë vërejtje ndaj parterit bëjani hapur dhe sqarojini gjërat sa më parë. Nëse jeni beqarë ka shumë gjasa të takoni personin e ëndrrave. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart. Situata financiare nuk do jetë aspak e favorshme. Tregohuni sa më vigjilentë dhe të matur me shpenzimet që mos pendoheni më vonë. Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë. Kujdesuni pak me shumë për ushqimin dhe do jeni në formë të shkëlqyer. Në punë do i shtoni kontaktet dhe do realizoni marrëveshje të suksesshme me një kompani tjetër.

Akrepi

Gjatë kësaj jave do keni ide të mira në çdo fushë. Sipas te gjitha parashikimeve, jeta juaj në çift do shkojë më së miri. Do jeni plot gëzim dhe eufori. Ju beqarët do keni më shumë se kurrë nevojë të krijoni një lidhje e më vone një familje. Përfitoni nga ftesat që do iu bëhen sepse personat do jenë mjaft interesante dhe do ju ofrojnë një të ardhme të këndshme. Financat do të rriten ndjeshëm dhe do e keni më të lehtë të kryeni investimet që keni menduar. Shëndeti do ketë probleme. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike mund të kenë shqetësime të vazhdueshme. Flisni me mjekët pa pritur gjatë. Në pune do tregoheni elokuentë dhe nuk do druheni të përballeni me sfida të reja. Nëse jeni të vendosur do ia dilni.

Shigjetari

Gjate kësaj jave do keni shumë nevojë për gjithçka, por më tepër për para. Do mendoheni gjatë për të gjetur zgjidhje dhe për të përmbushur të gjitha nevojat. Ambienti yjor do favorizoje dashurinë për ju që keni një lidhje. Do jeni edhe me sensualë dhe pasionontë si dhe do merrni vendime të rëndësishme. Ju beqarët nuk duhet të tentoni të joshin persona që kanë tashmë një lidhje sepse përveçse do vuani vete do iu prishin punë edhe të tjerëve. Financat do jenë të mira. Është fiks momenti për të kryer investime dhe për të rritur kapitalin. Shëndeti në ditët e para të javës nuk do jetë i mire dhe do ndiheni të lodhur. Mundohuni të qetësoheni dhe të relaksoheni. Në punë do tregoheni diplomatë dhe profesioniste. Ka mundësi që disa miq të ngushtë t’iu kërkojnë disa këshilla që ju nuk duhet të nguroni t’ua jepni.

Bricjapi

Edhe pse presioni në çdo fushë do jetë i madh gjatë kësaj jave ju do mund t’iu bëni ballë dhe do arrini objektivat tuaja. Në planin sentimental do keni ndryshime mjaft pozitive ju që jeni në një lidhje. Marrëdhënia do stabilizohet dhe komunikimi do të shtohet. Pavarësisht se do jeni shumë të zënë do e gjeni i kohën që t’ia kushtoni të dashurit të zemrës. Venusi do ndezë dritën jeshile për ju beqarët. Më në fund do keni takimin e shumëpritur dhe jeta juaj do bëhet harmonike. Me financat duhet të tregoheni të matur që të mos e boshatisni buxhetin. Shëndeti në përgjithësi nuk do jetë aspak problematik. Në punë do e adhuroni dinamizmin dhe energjinë që keni. Po vazhduat kështu do arrini sukses të madh.

Ujori

Gjatë kësaj jave do jeni mjaftueshëm të vendosur dhe kurajozë. As optimizmi nuk do iu mungojë, por bëni pak kujdes nga siguria e tepërt në vetvete. Nëse keni një lidhje, pasioni do të rindizet dhe ju do ndiheni si mbi re. Edhe nëse keni pasur debate dhe mosmarrëveshje kohët e fundit do i zgjidhin dhe do rivendosin komunikimin. Ju beqarët duhet t’i shprehin ato që ndjeni për dike vetëm kur të jenë të sigurtë që edhe ai iu pëlqen. Mos hidhni asnjë hap me pare. Financat do fillojnë të dobësohen pas sepse do iu duhet të bëni disa shpenzime urgjente ose disa miq mund t’iu kërkojnë hua. Shëndeti nuk do jetë ashtu si e prisnit. Mund të jeni edhe disa probleme me mëlçinë. Mos neglizhoni asnjë shenjë dhe bëni kujdes me ushqimet që do konsumoni. Në pune ka ardhur koha që edhe ju të shfrytëzoni autoritetin që keni. Filloni pa frikë edhe një projekt të rëndësishëm.

Peshqit

Mërkuri do iu bëjë pak të nxituar gjatë kësaj jave, por Marsi nga ana tjetër do mundohet t’iu vëre fre. Që në fillim, bëni një liste me gjërat më prioritare dhe keni për ta parë sa e lehtë do jetë gjithçka. Ju të dashuruarit do keni ditë plot diell. Lërini pas krahëve konfliktet që keni pasur në të shkuarën dhe mendoni për të ardhmen. Nëse keni mundësi bëni edhe ndonjë udhëtim të shkurtër së bashku. Ju beqarët do joshni gjithë kohës dhe më në fund do arrini ta bëni për vete atë që pëlqeni. Me shpenzimet tregohuni më të kursyer sepse situata financiare nuk do jetë plotësisht e qëndrueshme. Saturni do influencojë negativisht tek shëndeti. Do keni shqetësime dhe dhimbje të shpeshta koke. Në pune do jeni më të organizuar dhe do e hidhni me maturi çdo hap. Bravo edhe për vendosmërinë që do keni.

MUND TË JU PËLQEJNË