Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka njoftuar se sot serbët në Beograd kanë bllokuar punën e një furre, pronë e një shqiptari.

Përmes një statusi në Facebook, Pacolli tha se mentaliteti i tillë paraqet një ndërthurje të fashizmit nën petkun paramilitar dhe bandave kriminale.

“Sot serbet në Beograd kanë bllokuar punën e një furre pronë e një shqiptari.
Në raport me realizimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend, Serbia ka karakteristika të kombinuara të regjimeve kriminale, shteteve të dështuara, dhe regjimeve totalitare. Mentaliteti i tillë paraqet një ndërthurje të fashizmit nën petkun paramilitar dhe bandave kriminale bashkë. Demokracia nuk vlen për jo serbet në këtë vend, dhe nuk e kuptoj pse synojnë t’i bashkohen BE-së”.

MUND TË JU PËLQEJNË