Koha e Krishtlindjeve është një periudhë e mirë për të shprehur dashuri dhe mirësi.

Edhe aktorja e njohur, Selena Gomez u ndikua nga kjo periudhë për ta përkrahur miken e saj të afërt këngëtare, Taylor Swift, shkruan Indeksonline.

26 vjeçarja u fotografua në Los Angjelos në ditën e Krishtlindjeve e veshur më një duks i cili promovonte turneun e saj i cili ishte emëruar sipas albumit të fundit të këngëtares Swift, Reputation.

E veshur e tëra në të zeza, aktorja simpatike dukej në formë të mirë dhe mjaft atraktive.

Kujtojmë që së fundi, Gomez doli nga spitali psikiatrik, burime të afërta me aktoren kanë treguar se ajo tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.

MUND TË JU PËLQEJNË