Selena Gomez ka kursyer daljet publike për t’u marrë me rimëkëmbjen e saj dhe shëndetin në vitin 2018.

Por të enjten këngëtarja dhe aktorja e njohur duket se ishte rikthyer në mënyrat e saj të vjetër, teksa shihej duke dalë nga një palestër në Los Angjelos.

Në veshje sportive dhe atlete, Gomez kishte mbuluar fytytrën pa grim me një palë syze dielli derisa dukej në formë të mirë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Vajza nga Teksasi është kujdesur shumë mirë për veten që kur ajo u përball me shëndetit mendor vitin e kaluar.

Selena ka anashkaluar daljet publike dhe ka kaluar kohë me miqtë e saj.

Ndërkohë, Bieber, me të cilën ajo ishte në lidhje për më shumë se gjashtë vjet, raportohet se do të bëjë një dasmë të madhe me Baldwin brenda disa javësh.

Modelet Gigi Hadid dhe Kendall Jenner pritet të marrin pjesë.

Çifti u martuan një vit më parë në New York. Ndërsa tani ata kanë thënë se presin të martohen para Zotit dhe të shkëmbejnë premtime gjatë muajit shtator.

Teksa Gomes gjithashtu po punon në lansimin e muzikës së re.

Këngëtarja dhe aktorja postuan një seri imazhesh bardh e zi në Instagramin e saj të enjten duke e treguar atë në një studio regjistrimi.

“Muzika e re do të jetë një anë tjetër e Selenës dhe shumë personale,” tha burimi. ‘Selena ka kaluar në shumë gjëra me kalimin e viteve dhe është e gatshme ta ndajë atë me botën’.

Tani që po përqendrohet më shumë në karrierën e saj, Gomez, e cila tashmë ka partneritete me Coach dhe Ouma, është vendosur të krijojë linjën e saj të produkteve të bukurisë.

Sipas Women’s Wear Daily, kompania e saj e prodhimit, ‘July Moon Productions’, paraqiti një markë tregtare pranë Zyrës së Patentave dhe Markave të Tregut në Korrik.

Linja do të përfshijë një listë të gjatë të produkteve të bukurisë që përfshin ‘aromat, kozmetikën, përgatitjet për kujdesin e lëkurës, përgatitjet për kujdesin e flokëve, sapunet, hidratuesit dhe vajrat thelbësorë.’

MUND TË JU PËLQEJNË