Ka pak muaj që i dha fund lidhjes me Justin Bieber.

Këngëtarja Selena Gomez ka lënë pas problemet me jetën private dhe tashmë i është përkushtuar tërësisht jetës profesionale, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur që po përgatit projektin më të ri, kësaj radhe vjen në duet me emra të njohur të industrisë së muzikës.

Ajo ka bashkëpunuar me DJ Snake, Cardi B dhe Ozuna, disa orë më parë ata kanë përfunduar xhirimet e këngës së përbashkët.

“Sot ka qenë shumë bukur”, ka shkruar Selena mbi imazhet që ndau nga prapaskena e xhirimeve

MUND TË JU PËLQEJNË