Gurabije aq të shijshme dhe të buta do të gatuani shpesh.

Përbërësit:

– 250 g mjaltë,

– 250 g sheqer,

– 250 g yndyrë,

– 250 g grizë (miell orizi)

– 4 vezë,

– Një lugë e vogël sodë buke,

– Një qese e vogël kanellë,

– 800 g miell.

Përgatitja:

Tundni dy vezë, shtoni sheqerin, yndyrën, grizën, sodën e bukës, kanellën dhe miellin dhe të gjitha mirë ngjishni.

Brumin e përgatitur qiteni në kallëp të lyer dhe piqni në furrë në 200 gradë celsius.

Kur gurabijet të piqen, nxirrni nga kallëpet dhe rrotulloni në pluhur sheqeri.

Kënaquni! – transmeton Telegrafi.

MUND TË JU PËLQEJNË