Murat Yıldırım është ndër aktorët e njohur nga Turqia, i cili për publikun shqiptar është bërë i njohur me rolin e “Savashit” nga seriali “Dashuri dhe ndëshkim”.

Aktori i dashur nga publiku anë e mbanë botës sot ka festuar datë të shënuar. Ai ka tri vjet që është bashkë me ish-Miss Marokun, Imane Elbani, me të cilën edhe është martuar para tri vjetëve.

“Savashi” në instagram, ku numëron 2 milionë e 800 mijë ndjekës publikoi disa imazhe të bukura me bashkëshorten e tij. “Sot 3 vjet më parë ju erdhët në jetën time”, shkroi aktori krahas njërës video së bukur, që publikoi në instastory.

Edhe Imane në instastory për mbi 2 milionë ndjekësit e saj publikoi dhuratën që bashkëshorti i dhuroi në datën e tyre të veçantë, të cilin edhe e falënderoi. Murat Yıldırım është lindur më 13 prill të vitit 1979 në Konya-Turqi.

Ai njihet për role të shumta, nje ndër të cilët është edhe roli i “Savashit”, nga seriali “Ask ve Ceza”. Sa i përket jetës private, Murat Yıldırım nga vitit 2008 deri në vitin 2014 ka qenë i martuar me aktoren e njohur, Burçin Terzioğlu.

Ndërsa, me Imane Elbanin është martuar në dhjetor të vitit 2016. Ndërsa, Imane Elbani është me origjinë nga Maroku, e cila ka marrë pjesë në konkursin e bukurisë në Marok në 2008 dhe është zgjedhur si mbretëresha e bukurisë. Aktorja dhe modelja marokene, Imane Elbani ka luajtur në shumë seri dhe reklama.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË