Aktori i njohur turk, Murat Yildirim dhe bashkëshortja e tij, Iman Elbani dje festuan një datë të veçantë.

Ata festuan trevjetorin e martesës dhe nuk munguan dedikimet e bukura për njëri-tjetrin. “Unë jam personi më me fat në botë sepse u martova me ty tre vjet më parë”, shkroi aktori krahas fotografive në Instagram.

Një dedikim të bukur e shkroi edhe gruaja e tij. “Në përvjetorin tonë të tretë të martesës unë i kërkoj Zotit të përjetësojë dashurinë tonë, të përmbushë aspiratat dhe ëndrrat tona të përbashkëta dhe të na sigurojë pasardhës të mirë.

Urime përvjetorin e martesës”, shkroi ajo krahas fotografisë. Murat Yıldırım është lindur më 13 prill të vitit 1979 në Konya-Turqi. Ai njihet për role të shumta, nje ndër të cilët është edhe roli i “Savashit”, nga seriali “Ask ve Ceza”.

Sa i përket jetës private, Murat Yıldırım nga viti 2008 deri në vitin 2014 ka qenë i martuar me aktoren e njohur, Burçin Terzioğlu. Ndërsa, me Imane Elbanin është martuar në dhjetor të vitit 2016. Ndërsa, Imane Elbani është me origjinë nga Maroku, e cila ka marrë pjesë në konkursin e bukurisë në Marok në 2008 dhe është zgjedhur si mbretëresha e bukurisë.

Aktorja dhe modelja marokene, Imane Elbani ka luajtur në shumë seri dhe reklama.

 

MUND TË JU PËLQEJNË