Sot moderatori i Top Channel, Ledion Liço feston ditëlindjen 33 vjetorin e lindjes.

Është bashkëshortja e tij, trashëgimtarja e Top Medias, Sara Hoxha ajo e cila e ka uruar atë, duke publikuar disa fotografi nga dasma e tyre përrallore në Itali, ku ka shkruar:

“Vite më parë, në ditëlindjen e tij, e takova shpirtin tim binjak. Nuk ka bashkëshort dhe baba më të mirë që mund të kisha për dy djemtë e mi! Të dua”, ka shkruar Sara.
Sara dhe Ledioni ka vite që janë në lidhje dashurie, dhe dy vite më parë, pasi Sara ishte bërë nënë, organizuan dasmën e tyre në Como të Italisë.Tani ajo pritet që shumë shpejt të bëhet nënë për herë të dytë, ndërsa djali i parë quhet London Noor./GazetaBlic/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË