Këngëtari i mirënjohur kosovar, Sabri Fejzullahu porsa i uroi mbesës së vogël, Anës mirëseardhje në jetë.

Ai publikoi një imazh të bukur të djalit të tij, Ermalit me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre, krahas së cilës shkroi edhe disa fjali të bukura.

“O Zot i madh sa te lumtur jemi Nera e Une me Juve. Mire se na erdhe ne jete o shpirti yne Ana,Qofsh e lumture perjete”, shkroi Sabriu në instagram, ku numëron 10 mijë e 800 ndjekës.

Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu më 25 shtator është bërë baba për herë të katërt. Ermali dhe Ariana ka vite që janë martuar dhe bashku kanë katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë.

MUND TË JU PËLQEJNË