Para pak minutave ka ndodhur një aksident në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në afërsi të objektit të Mensës së Studentëve.

Për momentin nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë në aksident janë përfshirë tri makina, njëra prej të cilave është kthyer përmbys pas përplasjes.

Një qytetar ka dërguar një fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet njëra prej veturave e rrokullisur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se nga ky aksident një person ka pësuar lëndime trupore.

“Rreth ores 11:00 ka ndodhur aksidenti me përfshirje të 3 automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka thënë ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË