Avioni që po bartte ekipin e Pink është rrëzuar në Danimarkë, pasi u përfshi nga zjarri.

Një aeroplan që po mbante ekipin menaxhues të këngëtares Pink, u rrëzua pasi u përfshi nga flaka në Danimarkë, shkruan lajmi.net. Sipas raportimeve të medieve daneze, askush nuk u lëndua.

Policia daneze të martën konfirmoi ngjarjen që ndodhi të hënën mbrëma, por ata nuk përmendën këngëtaren Pink me emër. Mediet daneze raoprtuan se Pink, e cila performoi në Oslo të hënën në mbrëmje, nuk ishte në atë avion.

Policia tha gjithashtu se në aeroplanin privat “Cessna” me 10 persona në bord, u përfshi në zjarr teksa po ateronte në aeroportin e Aarhus.

Thuhet se në bord përfshiheshin shtatë pasagjerë: katër shtetas amerikanë, dy australianë dhe një shtetas britanik.Rrethanat ose shkaqet e mundshme që sollën deri tek ky incident ende nuk janë bërë të ditura.

Në anën tjetër, këngëtarja nuk e ka komentuar rrëzimin e aeropolanit. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË