Mbrëmë është mbajtur nata finale e festivalit që përzgjedhë artistin dhe këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision për vitin 2020.

“Shaj” është kënga fituese e ‘Festivalit të Këngës” në RTSH, me të cilën Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë, shkruan “Kosovarja”.

Pas një gare shumë të ngushtë me Elvana Gjatën dhe hitin e saj “Me tana”, Arilena arriti që me paraqitje e këndim dhe me baladën e saj të fuqishme të lë pas “Me tana”.

Arilena mori përkrahjen e shumë njerëzve të cilët e kanë uruar me fjalët më të mira.

Në mesin e tyre edhe shumë artistë shqiptarë, të cilët e pëlqyen këngën dhe interpretimin e saj.

Kurse komenti që mori vëmendjen ishte ai i Robert Berishes, i cili thumboi të dy këngëtaret nga pak. “E ke meritu me tana 🤪 🌹 @arilenaaraa”, ishte komenti që ia la Arilenës.

Ndërkohë që komentues të shumtë reaguan në komentin e Robertit duke e kritikuar.

“Deri dje i thojshe qesaj kange qe osht per varrime tash ja uron me kungja kunder elvanes , te kishe pas famen e elvanes ty gjumi naten nuk tkish nxan”, ia kthen komentuesi.

Pas natës së mbrëmshme konkurenca mes Elvana Gjatës dhe Arilena Arës sikur e ndau në një farë mënyre publikun shqiptarë në dy pjesë duke qenë se vazhdimisht po ka reagime të shumta nga të dyja palët./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË