Robert Berisha është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes pas deklaratave të fundit që bëri rreth marrëdhënies së tij me Nora Istrefin, shkruan “Kosovarja”.

Berisha, që vetë doli me deklaraten e ndarjes, tashmë po thotë që ai nuk është ndarë nga bashkëshortja, duke i mëshuar idesë që ata e kanë vënë lidhjen në pauzë.

E gjithë kjo, po duket si një lojë e planifikuar mirë dhe me shumë kujdes. Po, për çka? Pse?

Çfarë logjikë ka që të luhet me martesen për senzacion? Ku mbeti shenjtëtia e këtij akti?

Tani, është krijuar një amulli rreth asaj se në çfarë pozite është aktualisht martesa e dyshes, nëse janë bashkë, apo janë të ndarë, shkruan “Kosovarja”.

E, derisa Robert Berisha po vazhdon te flasë e të ngrisë pikëpyetje, Nora po hesht. Me gjasë është trullu nga gjithë këto fjalë të Robertit. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË